Botë

1.2 milionë të zhvendosur në Liban

Zhvendosje

Teksa Izraeli thotë se po zgjeron operacionin tokësor në Liban kundër grupit terrorist Hezbollah, shifrat e reja tregojnë ndikimin e konfliktit te libanezët. 

Rreth 1.2 milionë janë zhvendosur brenda vendit që kur Izraeli ka rritur numrin e sulmeve ajrore muajin e kaluar, raporton BBC.

Nga kjo shifër, mbi 179 mijë njerëz janë vendosur në qendrat për refugjatët – 773 prej 977 qendrave janë të mbushura përplot, sipas Qeverisë.

Më shumë se 400 mijë njerëz janë larguar nga Libani për në Siri, duke përfshirë mbi 300 mijë sirianë dhe mbi 100 mijë libanezë.

Më shumë se 1400 njerëz kanë vdekur në Liban që nga fillimi i sulmeve të intensifikuara izraelite tri javë më parë, thotë Ministria e Shëndetit Publik të vendit.