Botë

11 të vdekur nga sulmi në Suedi

Suedi sulmi

Ka arritur në 11 numri i të vdekurve nga sulmi me armë zjarri në një qendër arsimore në Suedinë qendrore, duke përfshirë edhe të dyshuarin e armatosur.

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson e ka përshkruar sulmin e së martës në shkollën “Risbergska” në Orebro, 200 km në perëndim të kryeqytetit Stokholm, si "të shtënat masive më të rënda në historinë suedeze", raporton BBC.

“Është e vështirë të merren parasysh përmasat e asaj që ka ndodhur sot”, ka thënë Kristersson në një konferencë shtypi në mbrëmje.

Policia ka thënë se i dyshuari është në mesin e të vdekurve dhe besohet se ka vepruar i vetëm. Ata kanë shtuar se motivi është ende i paqartë, por kanë përjashtuar çdo gjë "ideologjike".

Policia më herët ka paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të vazhdojë të rritet pasi disa persona janë të plagosur.

LEXO EDHE: