Botë

11 të vdekur nga operacioni i madh i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor

Operacion i madh i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor / Foto: Reuters

Operacion i madh i ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor / Foto: Reuters

Të paktën 11 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë palestinezë. 

Pesë thuhet se janë vrarë në një sulm ajror në kampin e refugjatëve al-Far'a dhe gjashtë në një sulm me dron dhe përleshje të armatosura në Jenin, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Forcat izraelite të sigurisë kanë thënë se po kryejnë operacion “kundër terrorizmit për të penguar terrorin në Jenin dhe Tulkarm”.

Operacioni i madh izraelit ka prekur të paktën katër qytete – Jeninin, Tulkarmin, Nablusin dhe Tubasin. 
Besohet të jetë hera e parë që nga intifada e dytë - kryengritje e madhe palestineze nga viti 2000 deri në 2005 - që disa qytete palestineze janë shënjestruar njëkohësisht në këtë mënyrë.

Raportet palestineze thonë se rrugët kryesore për në Jenin janë mbyllur me përleshje të armatosura në kampin e refugjatëve të qytetit.