Botë

10,000 të burgosur u liruan më herët, por burgjet në Britani sërish në krizë hapësire

Burgim - Kina

10,083 të burgosur janë liruar më herët nga Qeveria e Sunakut në Britani, por tani vetëm 708 vende janë të lira në burgjet e burrave në Angli dhe Uells. 

Mbi 10 mijë të burgosurit u liruan 70 ditë më herët se që parashihej në dënimet e tyre, raportoi Guardian. 

Kjo u bë bazuar në skemën qeveritare për lirimin e hershëm të të burgosurve për shkak të mbipopullimit në burgje. 

Ministrja e Drejtësisë pritet që të shpalosë planet që adresojnë problemin e mbipopullimit në burgje, mes frikës se brenda javësh nuk do të ketë më hapësirë në burgje.