Botë

Shkon në 66 numri i të vdekurve nga zjarri në Turqi

Resorti i djegur ne Turqi

Përditësim (14:01) - Ka shkuar në 66 numri i të vdekurve nga zjarri në resortin e skijimit në Turqi. Shifrat u konfirmuan nga Ministria e Brendshme e Turqisë. Si pasojë e zjarrit janë lënduar edhe 55 persona të tjerë.


Të paktën 10 persona kanë vdekur nga zjarri që ka kapluar një hotel në resortin e skijimit në Turqinë veriperëndimore, kanë raportuar autoritetet të martën.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar edhe 32 persona.

Televizionet lokale kanë publikuar pamje të zjarrit dhe tymit nga ndërtesa 11-katëshe.

Zjarri filloi në pjesën e restorantit në hotelin “Bolu’s Kartalkaya” në resortin e skijimit, rreth orës 3:30 në mëngjes, ka njoftuar përfaqësuesi i hotelit për televizionin shtetëror turk TRT, raporton Reuters.

Pamjet televizive kanë shfaqur disa burime zjarri rreth hotelit në fund të pistave të skijimit. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më shumë se 250 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes.

Autoritetet po e hetojnë fillimin e zjarrit.