Një vit pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, ku u vranë 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng, sulmet izraelite në Bejrut shkaktuan shpërthime të mëdha.
Këto shpërthime të fuqishme në kryeqytetin libanez ndodhën në lagjet jugore të qytetit gjatë natës.
Ushtria izraelite thotë se goditi objektet e ruajtjes së armëve që i përkasin Hezbollahut, raportoi të hënën BBC-ja.
Ndërkohë, zyrtarët izraelitë po hetojnë sesi pesë raketa të lëshuara nga Libani të dielën mbrëma arritën të depërtojnë mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe të shpërthejnë në qytetin port të Haifës, duke plagosur disa njerëz.
Të hënën bota shënon njëvjetorin e sulmit të Hamasit brenda Izraelit. Që atëherë, rreth 42 mijë njerëz janë vrarë në Gaza, sipas autoritetit shëndetësor të drejtuar nga Hamasi.