BETIMI PËR DREJTËSI

Sekiraqa vs. Shteti

“Betimi për Drejtësi” ju sjell hulumtimin se si Enver Sekiraqa, ndonëse u dënua me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, u la të mbrohet në liri.

  • Pse kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë pretendon se vendimi për të mos e dërguar Sekiraqën në paraburgim u mor vetëm nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi pa u konsultuar me dy gjykatësit tjerë?
  • Pse babai i policit të vrarë e quan vendim skandaloz moscaktimin e paraburgimit për Sekiraqën?
  • A e di shteti ku është Enver Sekiraqa?
  • Pse s’ka një vendim final për vrasjen e policit Triumf Riza?
  • Kush është Enver Sekiraqa i cilësuar si gangsteri i Prishtinës?
  • Cila është historia e Sekiraqës me policin e vrarë Triumf Riza?