Përderisa ndeshja çerekfinale e turneut olimpik të basketbollit ndërmjet SHBA-së dhe Brazilit po shkonte drejt fundit, një brohoritje e madhe shpërtheu në “Bercy Arena” të martën mbrëma.
Ylli i basketbollit amerikan, LeBron James, ishte duke u ulur në bankën rezervë dhe mendoi se thirrjet janë për të.
Por, në fakt, ishin për dikë tjetër.
Heroi i Francës në not, Leon Marchand, kishte gëzuar tifozët francezë pas arritjes së medaljes së katërt të artë.
Ai ishte shfaqur në palestër ku po luanin amerikanët.
Amerikani James i ka keqkuptuar thirrjet “Leon” me “LeBron”, shkruan “Blick” të mërkurën.
SHBA-ja në gjysmëfinale të Olimpiadës “Parisi 2024” do të luajë kundër Serbisë të enjten në orën 21:00.
Kundër Brazilit, SHBA-ja fitoi 122:87.