Të dielën mbrëma në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Ylli e mposhti Bashkimin vendas. Ndeshja ishte dramatike, kurse suharekasit fituan 67:63.
Kapiteni Gëzim Morina realizoi treshe, 22 sekonda para fundit, për të përcaktuar fituesin. Me tri pikët e Morinës, Ylli kaloi në epërsi prej 65:61. Bashkimi më pas realizoi dy pikë, por Ylli u përgjigj me dy të tjera për fitoren 67:63. Ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë deri në fund.
Morina ishte më i miri tek Ylli me 14 pikë, shtatë kërcime e katër asistime. Kishte efikasitet të lartë. Fundori Malcolm Armstead kontribuoi me 9 pikë, 9 asistime e 5 kërcime. 15 pikë i shënoi Christian Rohlehr.
Te Bashkimi u dallua Mack Smith me 23 pikë e pesë kërcime.
Robert Rikiq i kishte 12 kërcime e katër pikë.