Basketboll

Vëllaznimi thellon krizën e Sigal Prishtinës

Basketboll

Sigal Prishtina ka pësuar tjetër humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Gjakovë, Prishtina humbi nga Vëllaznimi me rezultat 100:87. Ndeshja i takoi xhiros së 14-të.

Vendasit e fituan çerekun e parë me rezultat 26:17 e të dytin 27:19.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 53:36 në të mirë të Vëllaznimit. Ritëm i njëjtë vazhdoi edhe në çerekun e tretë. Pas 30 minutave lojë, Vëllaznimi thuajse siguroi fitoren duke udhëhequr 81:55. Në çerekun e katërt Prishtina u afrua, por pa rrezikuar fitoren e vendasve.

Jason Jitoboh e Jericole Hellems udhëhoqën Vëllaznimin me nga 20 pikë. Don Polloshka i kishte 12 pikë e plot dhjetë asistime.

Myreon Jones i kishte 16 pikë.

Ricky Tarrant u dallua te Prishtina me 29 pikë e tetë asistime. Josh Nzeakor i kishte 15 pikë e shtatë kërcime.

Prishtina të mërkurën humbi edhe nga Bora.

Vëllaznimi me fitore e kaloi Prishtinën në tabelë. I ka 21pikë, një më shumë se skuadra prishtinase.