Basketboll

Vëllaznimi shënon fitore të rëndësishme ndaj Borës

Basketboll

Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën. Para pak shikuesve në Gjakovë, Vëllaznimi e mposhti Borën me rezultat 89:79.

Ndeshja i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vëllaznimi tani ka pesë fitore e shtatë humbje në mesin e tabelës. Bora mbetet e fundit me bilanc prej dy fitore e nëntë humbje. Ka një ndeshje më pak të luajtur.

Gjakovarët e fituan çerekun e parë me rezultat 21:12 e të dytin me 24:18. Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në çerekun e tretë, që përfundoi 25:22. Skuadra prishtinase, Bora, u afrua në çerekun e katërt, por pa rrezikuar fitoren e Vëllaznimit.

Jason Jitoboh udhëhoqi Vëllaznimin me 14 pikë, shtatë bllokada e pesë kërcime. Jericole Hellems i kishte 17 pikë, ndërsa Trey Anderson i realizoi 16-të.

Te Bora, Adem Mekiq i kishte 14 pikë, katër kërcime e katër asistime. Jetmir Zeqiri i realizoi 13 pikë e 13 kërcime, por i kishte edhe shtatë topa të humbur.