Basketboll

Vëllaznimi fiton ndaj Teutës

KB vellaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës ka fituar ndaj Teutës në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës Unike, që u zhvillua të mërkurën mbrëma në palestrën “Ramazan Njala”.  “Kuqezinjtë” triumfuan me gjashtë pikë dallim, 98:92. 
Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. 

Vëllaznimi fitoi 27:20 në çerekun e parë, ndërsa durrsakët në periudhën e dytë fituan 27:21. 

Çereku i tretë u mbyll 23:19, me Teutën që në dhjetë minutat e fundit hyri me tri pikë epërsi, 70:67. 
Vëllaznimi në çerekun e fundit fitoi 31:22 dhe iu gëzua fitores. 

Jason Jitoboh i pati statistikat më të mira te vendësit me 18 pikë e dhjetë kërcime, kurse Jericol Hellemi i shënoi 24 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime. 

Teutës nuk i ndihmoi loja e mirë e Tyras Morton, që ndeshjen e mbylli me 17 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.