Klubi i basketbollit Trepça është dënuar lidhur me parregullsitë që ndodhën në ndeshjen e fundjavës ndaj Sigal Prishtinës.
Prishtina fitoi në “Minatori” me rezultat 82:76, ndërsa ndeshja u ndërpre për disa minuta në fund.
Sipas informatorit të cilin FBK-ja e publikoi të mërkurën “për shkak të gjuajtjes me shkrepëse dhe fyerjeve në kor të shikuesve, është zbrazur pjesa ballore e tribunës pas bankës së skuadrës mysafire dhe tavolinës zyrtare”.
Trepça është gjobitur me 1500 euro gjithsej dhe një ndeshje pa shikues “në pjesën e tribunës komplet pas bankës mysafire dhe pas tavolinës zyrtare”.
Ky dënim i është dhënë Trepçës për “tentim të sulmit fizik ndaj lojtarit, nga persona jozyrtarë, bazuar në xhirime”.
Janë gjobitur edhe katër lojtarë të Sigal Prishtinës, tre prej tyre me nga 100 euro e Damiree Burns me 200 euro.