Basketboll

Trepça – Ylli, gjysmëfinalja e Superkupës

KB Trepça

Të dielën mbrëma është tërhequr shorti për fazën gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Shorti ka përcaktuar që në gjysmëfinalen e dytë të përballen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, finalistët e edicionit të kaluar në Superligë.

Ndeshja Trepça – Ylli zhvillohet të hënën nga ora 20:00 në Prizren.

Në gjysmëfinalen e parë, të hënën nga ora 17:00, takohen Sigal Prishtina e Peja.