Basketboll

Trepça prezanton edhe një basketbollist të huaj

KB Trepça

Sammy Hunter do të jetë basketbollist i Trepçës në edicionin e ardhshëm.

Kampionia e Kosovës të dielën ka njoftuar për angazhimin e Hunterit, që është reprezentues i Bahameve.

Ai është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën katër. Deri më tani Hunter ishte te skuadra Akron në NCAA. Trepça është klubi i tij i parë profesional.