Mikaile Tmushiq shpërtheu në çerekun e parë me 15 pikë. Dhe Trepça pas disavantazhit të hershëm prej 10 pikësh kaloi në epërsi prej katër pikësh, 23:19. Madje në fund të çerekut të parë kishte epërsi prej gjashtë pikësh, 28:22.
Në fund të takimit, mitrovicasit bënë përpjekje për të barazuar, por pa sukses.
Kjo ishte e tëra nga “xehetarët” të mërkurën mbrëma në “Minatori”.
Menjëherë në fillim të çerekut të dytë Dijoni francez kaloi në epërsi, të cilën më pas e mbajti deri në fund. Çereku i dytë përfundoi me rezultatin e përgjithshëm 47:38 në të mirë të fituesit në fuqi të Kupës së Francës. Në fund të çerekut të tretë rezultati ishte 72:59 në të mirë të Dijonit, ndërsa në fund të takimit rezultati ishte 89:84 për ekipin mysafir. Shtatë sekonda para fundit, Erjon Kastrati realizoi për tri pikë për të afruar rezultatin në 87:84. Dijoni i realizoi dy gjuajtje të lira për 89:84, kurse gjuajtja e fundit e mitrovicasve nuk përfundoi në kosh.
Kështu Trepça mbetet pa fitore në “Minatori” këtë edicion, në kuadër të FIBA Europe Cup. Dy javë më parë humbi nga Ludwigsburgu gjerman me rezultatin 70:57. Para një jave pësoi nga Caledonia e Skocisë me shifrat 80:76.
Prej Dijonit, kampionia e Kosovës kishte humbur edhe në Francë, me rezultatin e thellë, 118:73. Skuadra mitrovicase mbetet pa fitore në Grupin H të stinorit të rregullt të FIBA Europe Cup. Është pa gjasa për avancim në fazën e dytë. Deri në fund të kampanjës i ka edhe dy ndeshje, në udhëtim.
Të martën e ardhshme luan në Gjermani ndaj Ludwigsburgut, ndërsa më 13 nëntor në East Kilbride të Skocisë përballet me Caledonia Gladiators.
Në edicionin e kaluar, Trepça kishte një fitore e tri humbje në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup. Në “Minatori” e kishte mposhtur skuadrën franceze Gravelines.
Të mërkurën ndaj Dijonit, fundori Tmushiq ishte bindshëm më i miri. Ai ndeshjen e përfundoi me 23 pikë, 10 kërcime e katër asistime. Dardan Kapiti kontribuoi me 16 pikë e pesë kërcime. Mouhamed Barro i kishte 12 pikë, katër kërcime e katër asistime.
Dështuan dy prej bartësve të lojës, Samuel Hunter e Desmond Cambridge që shënuan vetëm nga dy pikë, ndonëse luajtën për mbi 19 minuta.