Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, do të paraqitet në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ka njoftuar FBK-ja të mërkurën.
Gjithsej 24 skuadra do të garojnë për katër vende që dërgojnë në stinorin e rregullt.
Turneut kualifikues mbahen në mes të shtatorit, derisa edicioni i rregullt fillon më 1 tetor.
Shorti do të tërhiqet më 26 qershor.
Trepça për herë të parë do të paraqitet në Champions, që është niveli i tretë kontinental, pas Euroligës dhe Euro Cup. Vjet mitrovicasit garuan në FIBA Europe Cup, ku arritën në fazën grupore.