Basketboll

Trepça ndahet me basketbollistin e njohur

Amin Hot

Kampionia e kosovës në basketboll, Trepça, është ndarë me njërin prej basketbollistëve të rëndësishëm.

Klubi mitrovicas të hënën njoftoi se fundor Amin Hot ka refuzuar të vazhdoi kontratën, me gjithë ofertën e klubit.

Hot ka luajtur për mitrovicasit për tri vjet. Në edicionin  e fundit i fitoi gjithë trofetë. Pas ardhjes te

Trepça, Hot u bë edhe reprezentues i Kosovës.

“Ai do të jetë gjithnjë anëtar i respektuar i familjes së madhe Trepça. Shembull në parket e po ashtu jashtë tij, Amini ka kontribuar shumë në sukseset tona madhore gjatë tri vjetëve të fundit. Amini largohet si kampion dhe i respektuar nga i gjithë qyteti, pjesë e të cilit do të jetë gjithnjë”, shkruan në postimin e Trepçës.