Trepça ka shënuar fitore bindëse me rezultatin 74:57 ndaj Borës në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë u fitua nga Bora me rezultatin 16:15. Trepça e fitoi çerekun e dytë dhe të tretë me rezultatin 17:6 dhe 22:15. Çereku i fundit u mbyll me rezultat baras 20:20.
Dardan Kapiti dhe Samuel Hunter e udhëhoqën Trepçën drejt fitores.
Kapiti i kishte 18 pikë, 15 kërcime dhe dy asistime. Hunter kishte 14 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Te Bora, Jalen Graham kishte 21 pikë, 12 kërcime dhe një asistim. Alex Lomax shënoi 11 pikë.
Trepça tani ka pesë fitore e dy humbje. Bora ka një fitore dhe gjashtë humbje.