Basketboll

Trepça fiton në ndeshjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës

KB Trepca

Pikët e shënuara nga Darnell Edge 19 sekonda para fundit, ia dhanë epërsinë Trepçës, 86:85. 

Sigal Prishtina nuk arriti që të shënojë në aksionin vijues me Donte Clarkun. Në sulm kërceu Derrick Wilson që tentoi për tri pikë, por nuk ishte i saktë. 

Dhe pikët e Edget dolën të ishin vendimtare në fitoren e Trepçës të enjten mbrëma në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë. 

“Xehetarët” tani kanë epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales së plejofit. 

Skuadra që shënon tri fitore avancon në finale. 

Do të luajë me fituesin e ballafaqimit mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës. 

Edhe skuadra suharekase, Ylli, ka epërsi 2:0 në serinë e gjysmëfinales.