Të mërkurën prej orës 19:00, Trepça luan ndaj Dijonit francez në “Minatori”. Është kjo ndeshja e fundit në shtëpi e kampiones së Kosovës në basketboll, në kuadër të FIBA Europe Cup. Trepça ka humbur tri ndeshjet e deritashme dhe është thuajse pa gjasa për avancim.
Fillimisht pësoi në Francë nga Dijoni me rezultat shumë të lartë, 118:73. Më pas humbi në “Minatori” nga Ludwigsburgu gjerman, 70:57, dhe javën e kaluar nga skuadra skoceze Caledonia Gladiators me rezultat 80:76.
Pas tri xhirove, Ludwigsburgu udhëheq në grup me gjashtë pikë. Dijoni i ka pesë, Caledonia katër e Trepça tri. Skuadra e pozitës së parë avancon në raundin e dytë, ndërsa avancimi është i mundur edhe nga pozita e dytë.
Më 5 nëntor skuadra mitrovicase luan në Gjermani ndaj Ludwigsburgut, ndërsa më 13 nëntor përballet me Caledonian në Skoci. Edhe vjet Trepça ishte ndalur në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup.