Basketboll

Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt rresht

Trepça e fiton Kupën e Kosovës për herë të katërt rresht

Trepça e ka vazhduar dominimin në basketbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma skuadra mitrovicase e fitoi Kupën e Kosovës për edicionin 2024/2025. 

Në finalen, që në tre çerekët e parë ishte dramatike, Trepça e mposhti Bashkimin e Prizrenit me rezultat 85:79.

Ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Atmosfera ishte madhështore, ndërsa në palestër ishin tifozët e të dy skuadrave.

Për herë të katërt rresht Kupa e Kosovës shkon në Mitrovicë. Trepça gjithsej ka fituar Kupën tetë herë. Edicionin e kaluar i fitoi gjithë trofetë, ndërsa këtë edicion tashmë ka Superkupën e Kupën.

Ndeshja u vendos në çerekun e katërt, të cilin mitrovicasit e dominuan plotësisht. Deri në dhjetëminutëshin e fundit, ndeshja ishte e fortë dhe thuajse e barabartë. 

Çereku i parë përfundoi 24:22 për mitrovicasit. Në çerekun e dytë Bashkimi fitoi 19:18 dhe u afrua në një pikë pas pjesës së parë. 

Një treshe e Sammy Hunter në sekondën e fundit bëri dallimin në çerekun e tretë, i cili përfundoi 21:19 për mitrovicasit. 

Në fillim të çerekut të katërt Bashkimi barazoi në 63:63. Më pas mitrovicasit u futën në seri 18:0 dhe u shkëputën në 81:63. Me këtë seri edhe u vendos finalja. Bashkimi u mundua të reagojë, por pa rrezikuar epërsinë e Trepçës.

Tekele Cotton i kishte statistikat më të mira te Trepça me 18 pikë, pesë kërcime e tri asistime. 18 pikë i kishte edhe fundori i ri i mitrovicasve, Michael Green. Mikaile Tmushiq i realizoi 15 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi i shtoi dhjetë. 

Prizrenasit i kishin plot 20 kërcime më shumë se mitrovicasit, por nuk përfituan prej kësaj. U dallua Jayveous Mckinnis me 13 pikë e plot 15 kërcime. Më efikasit ishte fundori Ëendell Green, që realizoi 30 pikë, shumicën prej tyre në pjesën e parë. Lejson Zeqiri i kishte 14 pikë e shtatë kërcime. Mack Smish shënoi 11 pikë, por ky kontribut nuk mjaftoi.

Trepça e Bashkimi tani e vazhdojnë garën për titull të kampionit. Aktualisht kanë pikë të barabarta.

Lexo përditësimet tjera
Trepça në epërsi të lehtë pas çerekut të parë

Trepça në epërsi të lehtë pas çerekut të parë

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë po luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.Pas çerekut...