“Torcida” ka njoftuar se do t’i bojkotojë ndeshjet e kampionit në basketboll Trepçës, pas vendimit të kryesisë që ta gradojë Drilon Hajrizin në postin e kapitenit.
Grupi mitrovicas i tifozëve ka thënë se vendimi i kryesisë është i pakalueshëm për të.
“Ne patjetër që duhet të dalim me opinion zyrtar në lidhje me vendimin e kryesisë për emërimin e një lojtari të caktuar si kapiten i ekipit tonë, duke mos synuar asnjëherë që të pretendojmë vendimmarrësin në lidhje me politikat e klubit, mirëpo kjo është e pakalueshme për ne si tifogrup, sepse rivaliteti dhe bota tifozërike bazohet në disa kritere të cilat janë të pakalueshme. Pra, kapiteni jonë duhet të na përfaqësoj neve gjithmonë, dhe kurrë të lartësojë një klub dhe tifozëri tjetër, e aq më tepër rivalin e përjetshëm. Kapiteni duhet të jetë i dashur për të gjithë, i dëshmuar për besnikërinë e ngjyrave të klubit, jo arrogant e jofalënderues”, ka shkruar “Torcida” në reagim.
“Torcida” ka thënë se ka vendosur të mos jetë prezentë në tribuna për ndeshjet
“Përulje për tifogrup nënkupton mosprezenca në ndeshjet e klubit të zemrës. Prandaj ‘Torcida’ me asnëtarët besnikë si dhe nëngrupet e saja nuk do të jetë prezentë në tribunën e saj, të cilën në asnjë formë nuk e ka braktisur asnjëherë. Por, ja në momentet më kulmore të klubit na është përgatitur një gjë e tillë”, ka shkruar “Torcida”.
“Torcida” ka thënë se qëndrimi nuk ka qëllim destabilizimin e as faktorizimin.
“Ky qëndrim nuk nënkupton tendencë për destabilizim të askujt, as faktorizim e as protagonizëm, faktor është TREPÇA, askush tjetër, kurrë. Pra le të jetë kështu, ‘Torcida’ pas Trepçës në ditë të vështira ekzistencës, në Champions League le ta gëzojë qyteti”, ka shkruar “Torcida”.