Basketbollisti Mikaile Tmushiq ka vazhduar kontratën me KB Trepçën.
Skuadra kampione ka njoftuar se me reprezentuesin e Kosovës ka firmosur për katër vjet.
Tmushiq me Trepçën i fitoi gjithë trofetë në edicionin e fundit.
Fundori shquhet për angazhimin e madh për skuadrën. Te Trepça është prej lojtarëve kryesorë.