Basketboll

Sigal Prishtina lider në Ligën Ballkanike, fiton ndaj Pejës

Prishtina - Peja

Sigal Prishtina e ka fituar derbin ndaj Pejës në kuadër të Ligës Ballkanike dhe ka dalë në vendin e parë në renditje.

Sigal Prishtina të premten në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në “Pallatin e Sportit” në Prishtinë, fitoi me rezultatin 104:97, pas vazhdimit prej pesë minutave.

Ndeshja ishte dramatike ndërsa u vendos në sekondat e fundit.

Malcolm Armstead e humbi topin kur skuadra e tij ishte duke fituar 88:86, 20 sekonda para fundit.

Justin Davis më pas shënoi nga afërsia për 88:88.

Por, Sigal Prishtina u tregua më e mirë në vazhdim dhe fitoi me shtatë pikë dallim.

Çereku i parë u mbyll 25:21 në të mirë të vendësve, kurse të dytin Sigal Prishtina e fitoi me rezultatin 27:20.

Pejës i takuan dy periudhat e fundit, 27:21 dhe 20:15, për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Kryeqytetasit tani janë lider në Ligën Ballkanike me pesë skuadra.

Sigal Prishtina lidere ka 14 pikë, me gjashtë fitore e dy disfata. Pozitën e parë e siguroi në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt të garës.

Në “Final 4”, Sigal Prishtina do të ballafaqohet me Lovqenin e Malit të Zi, kurse Peja do të ballafaqohet me AEL-in qipriot.