Peja e kishte mposhtur javën e kaluar Sigal Prishtinën në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Kosovës në basketboll me rezultatin 74:71.
Por të mërkurën mbrëma në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, pejanët nuk e ruajtën epërsinë e tri pikëve dhe u eliminuan nga Kupa e Kosovës.
“Bardhekaltrit” fituan me rezultatin 77:68.
Sigal Prishtina krijoi epërsi të lartë prej 14 pikëve në pjesën e parë, pasi i fitoi 23:13 dhe 24:20 dy çerekët e parë. Në pjesën e dytë e administroi mirë lojën dhe iu gëzua avancimit tutje.
Peja u mundua të kthehej në lojë, por në fund u mposht me nëntë pikë dallim.
Damiree Burnes i shënoi 26 pikë e plot 17 kërcime në fitore, derisa kontribuoi edhe me gjashtë asistime.
Te prishtinasit lojë të mirë pati edhe Qua Grant me 21 pikë, tetë kërcime e tri asistime.