Basketboll

Shqipëria mbyll kualifikimet me fitore, por nuk avancon

Shqipëria

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës së parë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Të dielën Shqipëria fitoi 78:67 në udhëtim ndaj Austrisë. Për Shqipërinë ishte fitorja e parë pas tri humbjeve rresht. Austria më herët kishte siguruar pozitën e parë dhe avancimin tutje. Armenia renditet e dyta, ndërsa Shqipëria e treta. Shqipëria është eliminuar.

Eldi Hysa udhëhoqi kuqezinjtëq me 17 pikë e pesë asistime.