Kryendeshja e Konferencës së Lindjes në NBA mes Milwaukee Bucks dhe Boston Celtics hyri në histori. Gjatë tërë këtij takimi, u ekzekutuan vetëm dy gjuajtje të lira, që është numri më i ulët ndonjëherë në NBA.
Të vetmet gjuajtje të lira i pati ylli i Bucks, Giannis Antetekounmpo, i cili një herë shënoi dhe një herë dështoi në fund të çerekut të parë.
Boston Celtics u bë skuadra e parë në NBA që e mbyll ndeshjen pa asnjë gjuajtje të lirë.
Rekordi për më pak gjuajtje të lira në një ndeshjen mbahej nga Indiana Pacers dhe Orlando Magic (11).
Në fund, Bucks fituan 104:91. Celtics është në vendin e parë në Lindje, ndërsa Bucks synon deri në fund ta ruajë vendin e dytë.