Basketboll

Prizrenit nuk i mjafton loja e mirë e Tervell Beckut, mposhtet nga Peja

KB PEja

Proton Cable Prizrenit nuk i ka mjaftuar loja e mirë e basketbollistit amerikan Tervell Beck, pasi të shtunën mbrëma pësoi disfatë në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Proton Cable Prizreni në palestrën “Sezai Surroi” u mposht nga Peja me rezultatin 98:79. 
Çereku i parë u mbyll baras 20:20. 

Ndërsa Peja fitoren e arriti duke e fituar çerekun e dytë me rezultatin 35:18 dhe çerekun e tretë me rezultatin 25:15. 

Prizreni e fitoi çerekun e fundit, 26:18, por pa ia rrezikuar fitoren Pejës. 

Tervell Beck te vendësit i pati 19 pikë dhe gjashtë kërcime. 

Te Peja me paraqitje u shqua Dardan Berisha me 19 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime. 

Proton Cable Prizreni mbetet i fundit në tabelë me 28 pikë. 

Peja është në vendin e katërt me 35 pikë.