Sigal Prishtina është finalistja e parë e Superkupës së Kosovës në basketboll. Të hënën në Prizren, Prishtina në gjysmëfinale e mposhti Pejën me rezultat 91:80.
Dallimi u bë në çerekun e katërt të cilën Prishtina e fitoi me rezultatin 25:13. Damire Burns ishte më i miri te Prishtina me 15 pikë, 10 kërcime e pesë asistime.
Kurse më efikasët ishte Jaleen Moore e Rashad Williams me nga 24 pikë. Te Peja u dallua Daniels Jawauhn me 21 pikë e tri kërcime. 16 pikë i kishte Shahade Wels.