Basketboll

Prishtina fiton derbin me Pejën

KB PRishtina

Damiree Burns ka shkëlqyer për ta udhëhequr Sigal Prishtinën në fitoren ndaj Pejës.

Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë, Prishtina mposhti Pejën me rezultat 78:67. Ishte ky derbi i parë i xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Burns kontribuoi me 23 pikë e plot 22 kërcime në fitoren e Prishtinës. Jaleen Moore i kishte 20 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime.

Jasquez Yow ishte më i miri te Peja me 11 pikë e 12 kërcime. 19 pikë e nëntë kërcime i kishte Darnell Cowart, ndërsa Shahada Wels i kishte 18 pikë, por edhe shtatë topa të humbur.

Skuadra prishtinase kontrolloi gjithë ndeshjen, duke i fituar të gjithë katër çerekët.

Prishtina shënoi fitoren e katërt rresht, pas humbjes në xhiron e parë. Peja tani ka bilanc prej dy fitore e tri humbje.