Basketboll

Philadelphia 76ers me fitore spektakolare ndaj Cleveland Cavaliersit

Philadelphia

Të premten pas mesnate, Philadelphia 76ers e ndali ecurinë e shtatë disfatave rresht në ligën NBA. 
76ers fitoi ndaj liderit të Konferencës të Lindjes, Cleveland Cavaliers, me rezultatin 132:129. 

Te “kalorësit”, Ty Jerome realizoi 33 pikë, më së shumti në karrierë, por skuadra e tij u mposht vetëm për herën e dytë në këtë sezon. 

Fitore të premten pas mesnate realizuan edhe Portland Trail Blazers e Memphis Grizzlies.