Basketboll

Peja siguron gjysmëfinalen në Ligën Unike

Basketboll

Pas Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, në gjysmëfinale të “Final 8” Ligës Unike që po organizohet në Vlorë, ka kaluar edhe kampionia në fuqi e Kosovës, Peja.

Peja pa telashe fitoi të enjten gjatë ditës ndaj Teutës me rezultatin 122:78.

Pejanët kanë dominuar që nga fillimi.

45:13 dhe 28:21 i fituan dy çerekët e parë, për të shkuar në pushim me rezultatin 73:34.

Teuta e fitoi vetëm çerekun e fundit, 23:19, por jo mjaftueshëm për ta shmangur humbjen.

Por deri në fund, “verdhezinjtë” e kontrolluan lojën dhe arritën të triumfonin me 44 pikë epërsi.

Justin Davis me 29 pikë, 14 kërcime e gjashtë asistime ishte më i dalluari te Peja.

Deandre Davis pati 18 pikë, katër kërcime e një asistim, kurse Sadio Doucoure e mbylli ndeshjen me 17 pikë, 7 kërcime e një asistim.

Nga basketbollistët vendor, vetëm Arian Qallakaj pati pikë dyshifrore. Ai shënoi 11 pikë, dy kërcime e gjashtë asistime.

Te Teuta statistikat më të mira i pati Patrick Bacon që shënoi 27 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Në gjysmëfinale të premten Peja do të luajë kundër Golden Eagle Yllit.

Ndeshja nis në orën 16:00.