Peja është në epërsi pas pjesës së parë të ndeshjes me Maroussin grek.
Ndeshja po zhvillohet në Maroussi, ndërsa Peja pas 20 minutave lojë po udhëheq 53:50.
Peja në pjesën e parë është shkëputur deri në 10 pikë, por në minutat e fundit skuadra greke u afrua në rezultat.
Ndeshjen e parë të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup, Maroussi e ka fituar bindshëm.