Të dielën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra pejane mposhti Proton Cable Prizrenin me rezultatin bindës, 100:81.
Të shtunën në gjysmëfinale të Superkupës kaluan edhe Trepça e Sigal Prishtina.
Peja ka fituar të gjithë katër çerekët ndaj Prizrenit, për të festuar në fund.
Daniels Jawauhn udhëhoqi skuadrën e “verdhë” me 23 pikë e 11 kërcime. Shahade Wels i kishte 15 pikë, dhjetë asistime e gjashtë topa të rrëmbyer, ndërsa Rron Uka ndeshjen e përfundoi me 12 pikë, tetë kërcime e tri asistime. 15 pikë i kishte edhe Adong Makuoi, kurse Musab Mala kontribuoi me 11 pikë.
Jordan Johnson u dallua te Prizreni me 22 pikë, pesë kërcime e tetë asistime. 22 pikë i kishte edhe Wayne Arnold, kurse Edmond Kryeziu e mbylli ndeshjen me 17 pikë.