Klubi i basketbollit Peja e ka zyrtarizuar trajnerin e tretë për këtë edicion.
Të dielën Peja njoftoi se ka angazhuar trajnerin slloven, Sebastjan Krasovec. Ai ka përvojë të gjatë në basketbollin evropian.
Nisi në vitin 2003 si asistent trajner te Pivovarna Lashko në Slloveni. Deri në vitin 2013 ishte asistent në disa skuadra sllovene.
Në vitin 2014 nisi si trajner i parë. Nisi te skuadra e kategorisë së dytë sllovene, Hrastnik. Më pas vazhdoi në Poloni.
Prej vitit 2018 punon në Hungari. Ka drejtuar disa skuadra elitare të Hungarisë, ndërsa edicionin e kaluar ishte te Atomeromu Paks.
Peja e nisi edicionin me Rami Hadarin, që u largua dy muaj më parë. Në vend të tij erdhi Daniel Nelson, por që u shkarkua në mesjavë pas eliminimit të Pejës nga Kupa.
Edhe në Superligë skuadra pejane deri më tani nuk i kishte rezultatet që i synon.