Peja e ka mposhtur Golden Eagle Yllin në ndeshjen e tretë gjysmëfinale në plejof në Superligën e Kosovës në basketboll, duke i detyruar ekipet që ta luajnë edhe të paktën ndeshjen e katërt në këtë seri.
Pejanët fituan të shtunën në Gjakovë me rezultat 98:86 për ta çuar rezultatin e serive në 2:1. Peja ishte në epërsi që nga fillimi i ndeshjes.
Më i dalluari në parket te pejanët ishte Larry Thomas me 27 pikë. Tek Ylli udhëhoqi Alonzo Verge Jr. Me 32 pikë të realizuara.
Në dy ndeshjet e para Ylli kishte fituar 87:84 në Pejë, ndërsa në Suharekë me shifrat 92:86.
Ndeshja e ardhshme luhet të mërkurën në Suharekë. Ekipi që siguron fitoren e tretë, shkon në finale ku e pret fituesin e serisë gjysmëfinale midis Trepçës dhe Prishtinës.