Basketboll

Pacersi mposht Knicksin, ndeshja e shtatë vendimtare

Indiana Pacers

Pascal Siakam ka shënuar 25 pikë në fitoren e Indiana Pacersit ndaj New York Knicksit 116:103.

Me këtë fitore tani është barazuar seria e gjysmëfinales së plejofit në Konferencën e Lindjes në 3:3.

Myles Turner kontribuoi me 17 pikë e tetë kërcime për Pacersin në këtë fitore, ndërsa Tyrese Haliburton, Andrew Newmbhard dhe TJ McConnell e mbyllën takimin me nga 15 pikë secili.

Të gjitha ndeshjet e kësaj serie janë fituar nga skuadrat vendëse.

Ndeshja e shtatë do luhet të dielën në New York.

Për skuadrën e Knicksit më i dalluari ishte Jalen Brunson me 31 pikë, por këtij ekipi nuk i mjaftuan as 20 pikët e Miles McBridge, 17 të Donte DiVincenzo dhe 12 të Precious Achiuwa.

Fituesi i këtij ballafaqimi do të ballafaqohet me Boston Celticsin në finalen e Konferencës së Lindjes që nis të mërkurën.