Basketboll

Ndeshja mes Yllit e Pejës zhvillohet në Suharekë

Golden Eagle Ylli

Golden Eagle Ylli dhe Peja e zhvillojnë të enjten prej orës 19:00 ndeshjen e tretë çerekfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll. Ka pasur paqartësi nëse ndeshja do të luhet në palestrën në Suharekë.

Për shkak të telasheve në ndeshjen e parë, Ylli është dënuar që tri ndeshjet e ardhshme si vendas t’i luajë pa praninë e shikuesve. Kjo është bërë e ditur të hënën nga FBK-ja për KOHËN. Fillimisht ishte raportuar që Yllit i është “dënuar” terreni për tri ndeshje. Nga FBK-ja kanë thënë se bëhet fjalë për gabim teknik.

Ndeshjen e parë në Suharekë, të luajtur të enjten, e kishte fituar Peja. Por suharekasit u revanshuan të dielën në Pejë. Kështu, ndeshja e tretë vendos se cila prej këtyre skuadrave do të kualifikohet në gjysmëfinale.