Minnesota Timberwolves ka triumfuar të hënën pas mesnate si mysafir ndaj kampionit në fuqi, Denver Nuggets me rezultatin 98:90, duke siguruar kështu kalimin në finale të plejofit në Konferencën Perëndimore të NBA-së.
Timberwolves arriti të rikthehej nga një disavantazh prej 20 pikëve sa kishte në çerekun e tretë dhe të triumfonte.
Timberwolves ka mbyllur serinë gjysmëfinale me 4:3 në fitore.
Më i dalluari te Timberwolves ishte amerikani Jaden McDaniels me 23 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim. Te Nuggetsi u dallua kanadezi Jamal Murray me 35 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.
Timberwolves në finale të Perëndimit do të përballet me Dallas Mavericksin. Dallasi në gjysmëfinale e eliminoi skuadrën e Oklahoma City Thunder me rezultatin e përgjithshëm 4:2.