Basketboll

NBA, Dallas Mavericks në finale të Konferencës Perëndimore

Luka Donçiq

Foto: Associated Press

Luka Donçiq ka realizuar dyshifror të trefishtë prej 29 pikëve, 10 kërcimeve e 10 asistimeve, ndërsa Dallas Mavericks ka triumfuar të shtunën mbrëma në shtëpi ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 117:116, duke siguruar kështu kalimin në finale të plejofit në Konferencën Perëndimore të NBA-së. 
Dallasi arriti të rikthehej nga një disavantazh prej 17 pikëve sa kishte në çerekun e tretë dhe të triumfonte. 

Dallasi ka mbyllur serinë gjysmëfinale me 4:2 në fitore. 

Kyrie Irving e Derrick Jones Jr. kontribuan me nga 22 pikë. Te Oklahoma, që ishte bartësja e parë, më efikasi ishte Shai Gilgeous-Alexander me 36 pikë. 

Dallasi në finale të Perëndimit e pret fituesin e serisë gjysmëfinale mes Minnesota Timberwolves dhe Denver Nuggets. Rezultati në atë seri është 3:3.