Los Angeles Lakersi mposhti Minnesota Timberwolvesin me rezultat 110:103 në natën hapëse të ligës më të fortë të basketbollit, NBA.
Katër minuta pa përfunduar çereku i dytë, u shkrua historia.
Në atë minutë, LeBron James (39 vjeç) u fut në lojë bashkë me djalin e tij Bronny James (20 vjeç), të cilin Lakersi e draftoi si zgjedhje e 55-të këtë vit.
LeBron dhe Bronny shënuan herën e parë në histori që babë dhe bir luajnë së bashku në një ndeshje të NBA.
LeBron shënoi 16 pikë ndërsa shtoi pesë kërcime dhe katër asistime. Bronny në tre minuta nuk realizoi asnjë pikë, por pati një kërcim.
Performancë shpërthyese pati Anthony Davis me 36 pikë e 16 kërcime.
VIDEO:
Ndërkohë kampioni në fuqi Boston Celtics e mposhti bindshëm 132:109 New York Knicksin.