Basketboll

Luka Donçiq debuton te Lakersi

Luka Donciq

Foto: Associated Press

Ylli i basketbollit, Luka Donçiq, ka shënuar 14 pikë, ka pasur katër kërcime dhe ka asistuar katër herë në debutimin e tij te Los Angeles Lakers në NBA.

Bashkë me liderin LeBron James që realizoi 24 pikë, pati shtatë kërcime dhe asistoi tetë herë, Lakers triumfoi me rezultat 132:113 përballë Utah Jazz.

Lakers tani ka gjashtë fitore rresht dhe ngrihet në pozitën e katërt në Konferencën Perëndimore.

Donçiq u transferua nga Dallas Mavericksit më 2 shkurt, në një prej transferimeve më të bujshme në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë. Ai luajti për herë të parë që nga Krishtlindjet, pas lëndimit që kishte pësuar.

Slloveni u paraqit për 24 minuta.

“Isha pak nervoz. Nuk më kujtohet kur kam pasur nervozë para ndeshjes. Por sapo hyra në parket, gjithçka ishte bukur. Thjesht të isha aty, ishte e mahnitshme”, ka thënë Donçiq pas ndeshjes.