NBA

Lakersi siguron plejofin, eliminohet Warriors

LeBron James

Los Angeles Lakers ka siguruar plejofin e NBA-së, pasi mposhti në udhëtim New Orleans Pelicans 110:106 për ta siguruar vendin e shtatë në tabelë përmes “play-in”.

LeBron James ishte sërish më i dalluari, duke shënuar 23 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime. D’Angelo Russell me 21 pikë e Anthony Davis me 20 gjithashtu kontribuan në fitore.

Zion Williamson i Pelicans shënoi 40 pikë.

VIDEO:

Në plejof, Lakers do të luajë me vendin e dytë të Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets. Ekipi që shënon katër fitore, avancon tutje.

Pelicans do ta ketë edhe një mundësi për ta siguruar plejofin, teksa do të luajë me Sacramento Kings për vendin e tetë.

Kings shkaktuan befasi të madhe, duke e eliminuar Golden State Warriorsin e Stephen Curryt. Fituan thellë 118:94.

VIDEO: