Basketboll

KB Ylli me trajner të ri, zyrtarizon ish-asistentin e Lakersit

KB Ylli me trajner të ri, zyrtarizon ish-asistentin e Lakersit

Klubi i basketbollit Ylli ka prezantuar të enjten gjatë ditës trajnerin që do ta udhëheqë skuadrën suharekase për edicionin e ri. 

Ylli ka shkruar të enjten në Facebook se trajner i ri i skuadrës do të jetë John Casey Owens. 

Ai së fundmi ishte në Kuvajt te skuadra Kazma SC, por në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Los Angeles Lakers, skuadra e ligës NBA. 

“Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin Kazma SC në Kuvajt. Ai do të na udhëheqë në drejtimin e fitoreve të reja. Le ta fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji”, ka shkruar Ylli të enjten. 

Ylli në edicionin e kaluar u udhëhoq nga trajneri malazias, Petar Mijoviq.