Klubi i basketbollit Vëllaznimi i ka ndarë rrugët me trajnerin kroat, Branimir Paviq. Klubi gjakovar ka njoftuar ka kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme. Paviq ishte nga fillimi i edicionit aktual trajneri ekipit të Superligës së Kosovës në basketboll. Nën drejtimin e tij, Vëllaznimi këtë edicion ka dy fitore e katër humbje. Vëllaznimi zë vendi ne gjashtë.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Branimir Paviq, të cilin e falënderojmë për kontributin në skuadër dhe i dëshirojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Drejtuesit e klubit janë duke punuar për të gjetur trajnerin e ri të ekipit sa më shpejtë të jetë e mundur dhe për të vazhduar punën e rikthyer ekipin në rrugën e fitoreve”, shkruan në njoftimin e klubit gjakovar të mërkurën.
Kundërshtari i Radhës i Vëllaznimit është Sigal Prishtina. Ndeshja që do të luhet në Prishtinë i takon xhiros së shtatë.