Klubi i basketbollit Peja ka njoftuar për ndërprerjen e ndeshjes ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë. Klubi pejan në një postim ka shkruar se basketbollistët e saj janë sulmuar. “Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hedhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase. Po ashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore”, shkruan në postimin e klubit Peja.
Ndeshja e parë çerekfinale e plejofit ndërmjet Yllit dhe Pejës është ndërprerë 3 minuta e 30 sekonda pa përfunduar pjesa e parë.
Ka pasur hedhje të gjësendeve nga tifozët vendës, ndërsa ekipi mysafir, Peja, shkoi në dhomat e zhveshjes.
Më pas u tensionua situata dhe ka pasur edhe goditje me karrige.
Në momentin e ndërprerjes, Peja po udhëhiqte me rezultat 36:31. Do të rinis pas zbrazjes së tribunave.
