Basketboll

Jamesi shkëlqen në fitoren e Lakersit

LeBron James

LeBron James

Los Angeles Lakersi ka fituar përballë Golden State Warriorsit të enjten pas mesnate me rezultatin 120:112, falë shkëlqimit të LeBron Jamesit. 

Jamesi shënoi 42 pikë dhe i është bashkuar Michael Jordanit si të vetmit 40-vjeçar që shënojnë më shumë se 40 pikë në një ndeshje të ligës NBA. 

[VIDEO] Shënimi i Lebron James nga gjysma e fushës:

 

 

Jordani kishte shënuar 43 pikë për Washington Wizardsin kundër New Jersey Netsit në vitin 2003, katër ditë pasi kishte mbushur 40 vjeç. 

Jamesi i pati edhe plot 17 kërcime, bashkë me tetë asistime. 

Lakersi e fitoi ndeshjen e katërt rresht dhe të 10-tën në 12 ballafaqimet e fundit. 

Lakersi është i pesti në Konferencën e Perëndimit, kurse Warriors në vendin e 11-të. 

Fitore shënuan edhe Dallas Mavericks, Minnesota Timberwolves, Denver Nuggets, Portland Trail Blazers e Indiana Pacers.

VIDEO: