LeBron James ka thënë se do të jetë “e veçantë” paraqitja në të njëjtin ekip me transferimin e ri të skuadrës së LA Lakersit, Luka Donçiq.
Slloveni e kompletoi kalimin te Lakersi nga Dallas Mavericks në vikendin e kaluar, ndërsa Anthony Davis, kampion i ligës NBA me Lakersin në vitin 2020, do të transferohet te skuadra tjetër.
25-vjeçari Donçiq ka qenë pjesë e All-Starit në pesë edicionit e kaluara, ndërsa në vitin 2024 ishte koshashënuesi më i mirë i ligës.
“Do të jetë e veçantë. Do të marrim vëmendje të madhe. Luka është lojtar i madh. Ai është 25-vjeçar dhe ende nuk është në kulmin e karrierës. Ai ka bërë gjëra të shkëlqyera në ligën tonë tashmë. Jam shumë i lumtur që e kemi atë në LA. Ende duket paksa e pabesueshme për të qenë i sinqertë”, deklaroi James, shkruan “BBC” të mërkurën.
Jamesi këto fjalë i tha pak pas fitores ndaj LA Clippersit 122:97 të martën pas mesnate.
Jamesi, që është katër herë lojtari më i vlefshëm i ligës, shënoi 26 pikë, nëntë asistime dhe tetë kërcime.
Donçiqi, i cili ka lëndim në pulpë që prej muajit dhjetor, e shikoi ndeshjen nga tribunat.
“Mund ta imagjinoni se sa i befasuar isha. Hyra të shikoj mos është 1 prilli. Nuk e besoja me të vërtetë”, ka thënë Donçiq para këtij ballafaqimi.
Ai pritet të debutojë më vonë gjatë këtij muaji.