Me një rekord tre-pikësha, Miami Heat e ka befasuar Boston Celticsin duke ia marrë avantazhin e ndeshjes në shtëpi dhe barazoi serinë në 1:1 në rundin e parë të plejofit të NBA në Konferencën e Lindjes.
Basketbollistët e Heatit realizuan 23 trepikësha, më së shumti në histori të klubit.
Shtatë nga nëntë basketbollistët që luajtën te Miami realizuan së paku një trepikësh secili. Më së shumti shënoi Tyler Herro (6), i cili ishte basketbollisti më efektiv i ndeshjes me 24 pikë.
Bam Adebayo dhe Caleb Martin shtuan nga 21 pikë.
Te Bostoni Jaylen Brown shënoi 33 pikë dhe Jayson Tatum 28 pikë, por s’morën ndihmë nga bashkëlojtarët e tjerë.
Bostoni ishte favorit absolut për ta fituar serinë.
VIDEO:
Në ndeshjen tjetër të luajtur pas mesnate, Oklahoma Thunder mposhti 124:92 New Orleans Pelicans dhe mori avantazhin 2:0, në Konferencën Perëndimore.